Zgjedhjet në Stamboll, përpunohen të gjitha votat

Mos i humb

Komisioni i Lartë Zgjedhor i Turqisë (YSK) ka publikuar të dhënat statistikore lidhur me zgjedhjet e përsëritura për kryebashkiakun e Stambollit dhe bëri të ditur se të gjitha votat janë regjistruar në sistemin zgjedhor.

Kreu i YSK-së, Sadi Güven, tha se 8.925.063 nga 10.56.,963 votues të regjistruar morën pjesë në zgjedhje, duke shtuar se jehona e votuesve ishte 84,5 për qind.

Güven tha se Ekrem Imamoğlu, kandidati i partisë opozitare Partia Republikane Popullore e Turqisë (CHP) mori 54,21 për qind të votave me 4.741.868 persona që votuan për të, përderisa kundërkandidati i tij nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), Binali Yıldırım, mori 3.935.453 apo 44,99 për qind të votave.

Kryetari i komisionit zgjedhor turk tha se të gjitha votat ishin publikuar në sistemin zgjedhor, duke shtuar se kandidatët akoma kanë të drejtë të kundërshtojnë rezultatet, duke parashtruar ankesë në YSK deri të martën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit