“Zgjidhja e çështjes së Kosovës duhet të bëhet përmes dialogut”

Mos i humb

Ministri i Punëve të Jashtme i Grenadës, Peter Charles David, në takimin me homologun e tij serb, Ivica Daçiç, i cili e falënderoi për tërheqjen e njohjes së Kosovës, ka deklaruar se “nuk duhet paragjykuar rreth çështjes së Kosovës dhe se kjo duhet të zgjidhet përmes dialogut”.

“Para pak kohësh kemi nënshkruar protokollin i cili ka theksuar dëshirën tonë që bashkë të punojmë në çështjet me të cilat përballet Serbia në Kosovë. Ne kemi suspenduar deklarimet e mëparshme, pasi besojmë se nuk duhet të paragjykojmë rreth zgjidhjes së kësaj çështjeje, por ajo duhet të zgjidhet përmes dialogut”, ka theksuar David në konferencën e përbashkët për media me ministrin Daçiç në Beograd.

Siç ka thënë ai, Grenada është e gatshme që të njoh rezultatet që dalin nga dialogu. Duke folur për bashkëpunimin me Serbinë, David tha se është mision i Grenadës që të përforcoj lidhjet mes dy vendeve.

“Misioni, qëllimi, detyra ynë është të përforcojmë raportet mes dy vendeve, por edhe midis rajonit. Besojmë se edhe pse jemi larg gjeografikisht, ekzistojnë shumë gjëra që janë të përbashkëta dhe shumë gjëra që mund të bëjmë në raportet tona”, tha David.

Ai theksoi se ka disa sfera në të cilat Grenada beson se mund të nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Serbinë.

“Misioni ynë është që të ringjallim raportet mes vendeve tona, mes rajoneve tona dhe të përkujdesemi që popujt e rajonit të Karaibeve dhe Grenadës të zhvillojnë raporte të afërta me Serbinë”, tha David.

Daçiç i ka dëshiruar mirëseardhje homologut të tij, duke thënë se në këtë mënyrë dëshiron të shpaguhet për “raportin e jashtëzakonshëm miqësor të cilin Grenada e ka shfaqur ndaj Serbisë”.

“Dëshiroj të falënderoj Grenadën për mirëkuptimin për pozitën dhe punën tonë pas njoftimit me situatën. Grenada ka miratuar vendim për suspendimin e të gjitha vendimeve paraprake duke i dhënë përparësi dialogut”, tha Daçiç.

Ai u pajtua me homologun e tij nga Grenada se ekzistojnë sfera për bashkëpunim, si arsimi, ekonomia dhe sfera e teknologjisë informatike.

I pyetur se si SHBA-të, BE dhe Kina mund të detyrojnë Kosovën që të tërheq taksën prej 100 për qind ndaj produkteve serbe, Daçiç u përgjigj se nuk beson se është pikërisht ashtu, duke shprehur dyshimet se bëhet fjalë për lojë të dyfishtë.

I pyetur për koment ndaj deklaratës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili tha se Kosova do t’u përgjigjet kërcënimeve serbe, Daçiç tha se nga Serbia nuk buron asnjë kërcënim dhe se nuk paraqet kërcënim nëse Serbia thotë se “ne do të mbrojmë serbët nëse ju i sulmoni ata”.

“Çka duhet të themi tani, sulmoni lirisht?”, pyeti Daçiç, duke konstatuar se kjo nuk është kërcënim, por paralajmërim.

Kryediplomati i Grenadës në Beograd u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, si dhe me kryeministren Ana Brnabiç.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit