Zhduken dokumentet e “Armatës së fshehtë” të Zvicrës

Mos i humb

Gjatë periudhës së njohur si “lufta e ftohtë”, kur ekzistonte konflikti latent në mes të lindjes komuniste dhe perëndimit komunist, në Zvicër ka funksionuar një e ashtuquajtur “armatë e fshehtë” zvicerane e rezistencës, me emrin “P-26”. Ajo mendohej se do të aktivizohej në rast se Zvicra do të pushtohej nga shtetet e atëhershme komuniste.

Pas rrëzimit të murit të Berlinit, para 28 vitesh kjo armatë qe zbuluar dhe shuar. Atë kohë qe kuptuar se kjo armatë zotëronte një sistem të sofistikuar për kohën, sa i përket armatimit, mbrojtjes (tuneleve) etj.

Por, sipas gazetës, kanë mbetur ende shumë paqartësi në lidhje me sfondin e ”P-26”.

Një organ mbikëqyrës i krijuar në kuadër të Parlamentit të Zvicrës, në një raport të tij ka bërë të ditur se një pjesë e akteve që kanë të bëjnë me armatën në fjalë janë zhdukur. Bëhet fjalë për dokumentet shtesë të të ashtuquajturit “Raporti Cornu”. Në raportin në fjalë kishte pasur të dhëna lidhur me marrëdhëniet që ka pasur “P-26” me organizata të huaja./albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit