Zjarr i madh pranë puseve të naftës, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Mos i humb

Një zjarr i përmasave të pallogaritshme ka rënë sot në Delvinë. Gazetarja Shpresa Dine raporton për “BalkanWeb” se vatra e zjarrit ndodhet në afërsi të puseve të naftës.

Sipas punonjësve të zjarrfikëses në Delvinë, aktualisht janë duke u djegur pyjet, të cilat ata i quajnë “mushkëria” e Delvinës. Bëhet fjalë për pjesën e Llakopinës dhe Sirakatit.

Në shuarjen e flakëve masive kanë marrë pjesë 4 mjete zjarrfikëse nga Saranda, Finiqi dhe Delvina, si dhe vetë banorët e Delvinës e Finiqit. Por, era po ndihmon shumë në përhapjen e flakëve, duke krijuar panik te banorët.

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke rritur rrezikshmërinë. Për këtë arsye, kryetari i Bashkisë së Finiqit, Kristaq Kiço, është lidhur me Konsullatën Greke në Gjirokastër, duke i kërkuar të kontribuojë me mjete për shuarjen e zjarrit nga ajri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit