Zjarr në një burg të Venezuelës; 68 viktima

Mos i humb

Një zjarr i rënë në një burg në qytetin Valencia të Venezuelës i ka marrë jetën 68 personave.

Zjarri u nis nga të burgosurit, të cilët i vunë flakën dyshekëve në një përpjekje për t’u arratisur ditën e mërkurë.

Mendohet se mes viktimave ka edhe gra e fëmijë, të cilët kishin shkuar në burg për të vizituar të dënuarit.

Policia përdori gazin lotsjellës për të larguar të afërmit e të burgosurve, të cilët ishin grumbulluar pranë komisariatit pasi morën vesh se aty kishte rënë zjarr.

Qeveria e Venezuelës ka bërë të ditur se do të nisë menjëherë një hetim të thellë për këtë ngjarje. Ende nuk janë dhënë detaje të tjera nga autoritetet mbi tragjedinë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit