Zjarr në një qendër tregtare në Filipine, dhjetëra të vdekur

Mos i humb

Të paktën 37 të vdekur, është bilanci i zjarrit i cili të shtunën shpërtheu në një qendër tregtare në qytetin filipinas Davao.

Zjarri shpërtheu të shtunën në mëngjes sipas kohës lokale, ndërsa zjarrfikësit arritën të shuajnë zjarrin të dielën në mëngjes.

Fillimisht zjarri u shfaq në katin e tretë të qendrës tregtare katërkatëshe NCCC, ndërsa shkaqet e shpërthimit do të jenë lëndë e një hetimi i cili do të kryhet në vazhdim.

Bashkiaku i Davao City, Paolo Duterte, deklaroi për mediat lokale se 37 viktimat janë njerëz të cilit kishin mbetur të bllokuar në restorantin dhe qendrën për thirrje, të cilat u dogjën në tërësi.

Pjesa më e madhe e viktimave kanë qenë punonjës në qendrën tregtare, ose punëtorë që kanë sjellë mall në qendër./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit