Zjarr në një shkollë në Indi, humbin jetën 20 nxënës

Mos i humb

Të paktën 20 nxënës e kanë humbur jetën në zjarrin që shpërtheu të premten në një shkollë në Gujarat, në perëndim të Indisë.

Në shkollën ku shpërtheu zjarri, mbaheshin orë private për nxënësit. Zyrtarët konfirmuan se tragjikisht jetën e kanë humbur disa nxënës. Një numër i nxënësve humbën jetën në zjarr ndërsa disa të tjerë u hodhën nga shkolla në përpjekje për të shpëtuar.

Janë plagosur 16 persona. Zjarrfikësit deklaruan se zjarri u përhap me shpejtës nga çatia kur përdorej materiali i ndezshëm.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave ndërsa të lënduarve u dëshiroi shërim të shpejtë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit