Zjarret në Kaliforni djegin “Nju Jorkun”!

Mos i humb

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë Kaliforninë Jugore janë përhapur në mënyrë të konsiderueshme duke djegur një sipërfaqe më të madhe se qyteti i Nju Jorkut.

Ai që është pagëzuar si “Zjarri Thomas” në kontetë e Venturës dhe Santa Barbaras ka konsumuar më shumë se 93 mijë hektarë toke gjatë javës së fundit. I fuqizuar nga erërat e forta, ai u bë zjarri i pestë më i madh në historinë e shtetit duke u përhapur me 20 mijë hektarë në ditë.

Vatrat e tjera të zjarrit në Kaliforni përgjithësisht janë vënë nën kontroll, por 200 mijë njerëz janë evakuuar nga banesat e tyre dhe qindra godina janë shkatërruar që prej 4 dhjetorit./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit