Zjarret në Kaliforni, paralajmërohen evakuime të reja

Mos i humb

Autoritetet në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë paralajmëruar evakuim të ri si pasojë e zjarreve të cilat ende nuk janë vënë nën kontroll.

Zyrtarët e Agjencisë Amerikane të Shërbimeve Pyjore njoftuan se është dhënë urdhër për evakuimin e 14 mijë personave për shkak të zjarrit pranë Pyllit Nacional Mendocino dhe zonës kufitare mes rajoneve Lke dhe Colusa.

Nga ana tjetër, zyrtarët thanë se zjarri që nisi javën e kaluar në rajonin Shasta në veri të Kalifornisë, i cili shkaktoi vdekjen e gjashtë personave, është marrë nën kontroll 39 për qind, por ka përfshirë një sipërfaqe prej 506 kilometrash katrorë.

Po ashtu, zjarri që shpërtheu në veri të San Franciscos dhe shkaktoi dëmtimin e 16 shtëpive ka vazhduar të rritet, thanë zyrtarët, duke shtuar se mbi 8 mijë ndërtesa janë të rrezikuara nga zjarri.

Ndërkaq, mbi një mijë shtëpi ishin djegur në zjarrin në rajonin Redding dhe rrethinë.

Paralelisht me këtë, 20 mijë persona të tjerë ishin evakuuar nga zjarret që përfshinë edhe rajonet Mendocino dhe Lake County.

Ndërkohë, dje u njoftua se të paktën tre zjarre të reja janë paraqitur në rajonin Sierra Nevada në Kaliforni.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit