Zjarret pyjore në Australi, 2 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Mos i humb

Kosovë : Testi i Arritshmërisë mbahet më 23 qershor

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se Testi i Arritshmërisë – për klasët e nënta – është caktuar më...

Kreu i PD-së: Gjendja e mjerueshme, qeveria bën propagandë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua sot me fermerë në tregun agroushqimor të Rrogozhinës, ku dëgjoi prej tyre situatën shumë...

Nuk ka marrëveshje edhe pas 9 orë negociata në Ambasadën e SHBA-ve, nesër takim tjetër

Ka përfunduar takimi maratonë i Këshillit Politik dhe ambasadorëve të huaj në vendin tonë. Në një deklaratë për shtyp...

Zoom përmirëson sigurinë për klientët e saj me pagesë

Shërbimi i famshëm i video konferencave, Zoom, po planifikon të përmirësojë sigurinë e saj me enkriptim më të fortë, por vetëm për...

Në zjarret pyjore që vazhdojnë në veri të rajonit në Uellsin e Ri Jugor (NSW) të Australisë dhe të cilat janë përhapur tek vendbanimet, kanë humbur jetën 2 persona, janë plagosur 30 të tjerë ndërsa 7 persona llogariten si të zhdukur.

Sipas lajmit në institucionin publikues australian, në pjesën rurale të NSW, për shkak të zjarreve pyjore që vazhdojnë prej dy ditësh nën ndikimin e motit të nxehtë prej 35 gradë celsius dhe erërave të forta, shumë persona kanë mbetur të bllokuar ndërsa disa të tjerë janë shpëtuar.

Si pasojë e zjarreve që vazhdojnë në veri të rajonit dhe në pjesën bregdetare kanë humbur jetën 2 persona dhe janë shkatërruar të paktën 100 shtëpi. Gjithashtu vazhdojnë punimet e kërkimit për 7 persona të zhdukur.

Kryetarja e bashkisë Carol Sparks, e cila ka konfirmuar se dy persona kanë humbur jetën në afërsi të zonës Glen Innes ku zjarret janë efektive tha se “Kanë humbur shkolla, janë djegur njerëz dhe shtëpi, janë humbur jetë. Njerëzit kanë luftuar për të shpëtuar shtëpitë e tyre dhe duhej që të largoheshin”.

Ndërsa zv.komisari i Shërbimit zjarrfikës në rajonin NWS ka bërë të ditur se “Kemi bërë më të mirën për të dërguar ndihmë për njerëzit, kemi dërguar helikopterë dhe jemi përpjekur të arrijmë tek njerëzit”.

Më shumë se 70 avionë dhe 1.000 zjarrfikës janë mobilizuar për të shpëtuar personat që kanë mbetur të bllokuar në rajon si dhe për të shuar zjarret që ende kërcënojnë vendbanimet.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Facebook do ta sjellë së shpejti CatchUp, aplikacionin e ri vetëm për thirrje

New Product Experimentation Team ka bërë të ditur se do ta sjellë së shpejti, një aplikacion të ngjashëm me Houseparty, por vetëm...

Tërshëre me çokollatë dhe banane

Po ju sjellim recetën e shkëlqyeshme për një kafjall pak më ndryshe, i cili njëherësh do t’ju ëmbëlsojë Përbërësit:

Hormoni i stresit bllokon të mbajturit mend

Hormoni, të cilin e prodhon organizmi i njeriut kur është nën ndikimin e stresit, ndikon në humbjen e të mbajturit mend, kanë...

Nga koha tek jeta e përtejme, 10 mitet enigmatike universale që vazhdojnë të na magjepsin

Të gjithë ne kemi një dëshirë të brendshme, që kërkon përgjigje për pyetjet më themelore që shtron sot njeriu. Nga kemi ardhur?...

Tani mund të fshini postimet e vjetra në Facebook pa fshirë llogarinë tuaj!

Facebook ka lëshuar një veçori të re për t’ju lejuar të shihni gjithçka që keni postuar në platformën më të madhe të...