Zjarrfikëset me pajisje të reja, Veliaj: Rritëm standardin e shërbimit ndaj qytetarëve

Mos i humb

Shërbimi Zjarrfikës i Tiranës ka tashmë bazë të re materiale, si uniforma, fikëse zjarri dhe mjete ndihmëse, për të lehtësuar punën për menaxhimin e situatave emergjente.

Kreu i bashkisë Erion Veliaj vlerësoi kontributin e vazhdueshëm të dhënë nga qeveria turke për përmirësimin e infrastrukturës dhe modernizimin e shërbimit zjarrfikës.

Kryebashkiaku u shpreh se falë përmirësimit të pajisjeve dhe të kushteve të punës, shërbimi zjarrfikës do e ketë shumë herë më të lehtë për të përballuar me sukses stinën e verës për menaxhimin e rasteve të zjarreve.

“Shpresoj që e kemi bërë punën pak më të lehtë falë kësaj ndihme dhe do të thosha që me mjetet e reja do kemi mundësi që, siç përballuam dimrin me sukses, të përballojmë me sukses edhe stinën e verës. Kemi sot bombula oksigjeni, kemi pompa krahu, sidomos për zonat pyjore ku kemi pasur shumicën e zjarreve gjatë stinës së verës”, deklaroi ai, teksa kërkoi prej qytetarëve që të ndihmojnë duke sinjalizuar në kohë çdo rast problematik që mund të shfaqet.

Krahas pajisjeve të reja, Bashkia e Tiranës do të rehabilitojë disa prej stacioneve të shërbimit zjarrfikës në zona të ndryshme të qytetit, me qëllim shkurtimin e kohës së përgjigjes ndaj qytetarëve duke u ardhur në ndihmë më shpejt. “Më vjen mirë që sot kemi rritur standardin. Do të fillojmë tani me rehabilitimin e disa stacioneve të tjera që të jenë pak a shumë në të njëjtën gjendje”, tha Veliaj.

Më pas, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe përfaqësuesit e ambasadës turke dhe të TIKA-s në Tiranë morën pjesë në mbjelljen e 250 pemëve të reja përgjatë Unazës së Madhe, një nga veprat më të rëndësishme infrastrukturore në kryeqytet.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit