Zjarrfikësit në Maqedoni përballen me probleme të mëdha

Mos i humb

Numri i zjarreve të shkaktuara në vend, qoftë në objekte banimi ose objekte të tjera ka shënuar rritje të madhe që në muajt e parë të vitit.

Nga njësia e zjarrfikësve në Shkup thonë se vetëm gjatë muajit janar janë kryer 107 intervenime Xvonko Tomevski, komandant i njësisë në Shkup tha për Alsat se për të depërtuar në vendet e zjarrit ballafaqohen me probleme të mëdha, posaçërisht për shkak të bllokimit të rrugëve nga numri i madh i makinave.

“Gjatë periudhës së dimrit vështirësitë më të mëdha janë moti më lagështi, vështirësitë që kemi gjatë gjithë vitit janë depërtimi i pamundur nëpër vende të ndryshme, respektivisht parkimi i makinave, pengesa të shumta arkitektonike, kështu që gjithë kjo vështirëson intervenimin tonë që dëshirojmë ta kryejmë sa ma shpejtë”, tha Xvonko Tomevski.

Edhe zjarrfikësi Nuredin Mustafa thotë se infrastruktura e shkatërruar në Shkup, posaçërisht në pjesë të caktuara të komunave Çair, Butel dhe Shuto Orizarë vështirëson arritjen me kohë të makinave të zjarfikësve. Përveç kësaj ata përballen edhe me numër jo të mjaftueshëm të personelit.

Për momentin, në njësinë e zjarrfikësve në Shkup janë të punësuar rreth 230 persona prej të cilëve 19 shqiptarë. Përveç rritjes së numrit të të punësuarve, zjarrfikësit kërkojnë edhe ripërtëritjen e parkut vozitës ose pajisjeve pasi i njëjti është shumë i vjetërsuar dhe numëron vetëm 50 makina të llojeve të ndryshme. Nga zjarret, vetëm gjatë muajit të kaluar jetën e kanë humbur pesë persona në Tetovë dhe dy në Manastir./Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit