Zjarri në Kaliforni: qentë që i qëndruan besnikë shtëpisë së djegur

Mos i humb

Një qen i zhdukur kur pronarja e saj duhej të evakuohej gjatë zjarrit të madh në Kaliforni, u gjet disa javë më vonë, ulur dhe pranë shtëpisë së shkrumbuar.

Andrea Gaylord tha se dy qentë e saj, Miguel dhe Madison kalonin shumicën e kohës jashtë, ndaj dhe nuk mund t’i gjejë para se të evakuohej nga Paradiso.

Miguel u gjet më vonë nga aktivistka i mbrojtjes së kafshëve, Shayla Sullivan, por nuk kishte asnjë gjurmë për Madison.

Sullivan rregullisht i la ushqim dhe ujë para shtëpisë, ndërsa Andree Gaylord u vu në kërkim të Madison deri sa e gjeti atë.

“Imagjinoni besnikërinë e atij qeni, i cili ishte atje në rrethanat më të këqija të mundshme, duke pritur për ne. Është kaq emocionuese”, tha Gaylord për televizionin amerikan KXTV. /tesheshi.com/

Embedded video

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit