Zogaj: Taksa të pezullohet për 120 ditë

Mos i humb

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Agim Zogaj, ka deklaruar se taksa ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, duhet të pezullohet.

“Taksa duhet të pezullohet për 120 ditë, ashtu siç ka propozuar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ai ka dhënë një model dhe propozim që do  të pasonin edhe zhvillime të reja që do t’i kemi në të ardhmen”, tha Zogaj në emisionin “Strike”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK3).

Sipas tij në asnjë mënyrë dhe më nuk ka asnjë argumentim se duhet të kemi përplasje me aleatin tonë të përjetshëm SHBA-në.

“ShBA janë aleati kryesor, vendimtar dhe më i fuqishmi dhe më i besueshmi i popullit shqiptar dhe i Kosovës”, tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit