Zvicër : 1000 veta protestojnë në Cyrih kundër racizmit

Mos i humb

Valës së protestave antiraciste të shkaktuara nga vrasja e një personi me ngjyrë në SHBA nga një polic, i janë bashkuar edhe qytetarët e Cyrihut.

Disa qindra njerëz janë mbledhur të hënën në qytetin e Cyrihut për një demonstrim në formë marshi protestues kundër racizmit.

Ata kanë protestuar kundër dhunës policore mbi zezakët, javën e kaluar pas një operacioni fatal të policisë në Shtetet e Bashkuara.

Policia ka raportuar për rreth 1000 pjesëmarrës. Demonstrata është shpërndarë pas orës 14 pasdite.

Atmosfera në të cilën është zhvilluar marsi protestues, ishte e qetë.

Sipas policisë, disa nga demonstruesit mbanin maska mbrojtjeje në gojë, por rregulli i mbajtjes së distancës nuk respektohej kudo.

Sipas vendimit të fundit federal, vetëm deri në 30 njerëz është e lejuar të tubohen në Zvicër që nga e shtuna.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit