Zvicër: 15 miliardë franga shtesë për sigurimin e të papunëve

Mos i humb

Këshilli Federal i ka propozuar Parlamentit një 15 miliardë franga shtesë në funksion të sanimit të tejkalimit të dëmeve të shkaktuara nga koronavirusi. Pjesa më e madhe e saj është e dedikuar për fondin e sigurimit të të papunëve (ALV).

Komisioni i financave i Dhomës Nacionale të parlamentit ka miratuar kreditë pa asnjë votë kundër.

Ai ka miratuar njëzëri 14.2 miliardë franga për fondin ALV, bëjnë të ditur shërbimet e Parlamentit. Paratë kanë për qëllim të mbulojnë shpenzimet e shtesave të punës me kohë të shkurtër.

Në seancën e jashtëzakonshme, deputetët kishin miratuar tashmë 6 miliardë franga për fondin e sigurimit të papunësisë.

Këshilli Federal gjithashtu ka ngritur kufirin e borxhit të sigurimeve shoqërore me 8 miliardë franga.

Komisioni ka aprovuar një kredi prej 200 milionë frangash për Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC), kredi shtesë prej 50.5 milion CHF për ndihmë humanitare dhe 57 milionë franga për bashkëpunim shumëpalësh të zhvillimit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit