Zvicër/ Humbi djalin e vetëm, babai shqiptar përlot me rrëfimin

Mos i humb

Pak ditë pas vdekjes tragjike të fëmijës shqiptar në Zvicër, babai i tij, Asman M, ka folur për humbjen e djalit të tij të vetëm 4-vjeç.  Në një intervistë për median zvicerane “Blick.ch”, babai i Zenelit u shpreh se ka marrë mbështetje dhe ngushëllime nga familjarët, miqtë dhe shokët për humbjen e djalit.

“Kanë ardhur edhe enkas për të më ngushëlluar”- u shpreh babai i pikëlluar. Djali i vogël teksa po lozte në një park me bashkëmoshatarët në Zvicër ka rrëshqitur dhe ka përfunduar në një lumë aty pranë.

Blick

Ai ka kërkuar që në vendin ku rrëshqiti djali i tij Zeneli duhet të vendoset një gardh si element sigurie, pasi sipas tij, të njëjtin fat mund të pësojnë edhe fëmijët e tjerë.

“Është vend shumë i rrezikshëm. Nuk dua të dëgjoj më që ndonjë fëmijë tjetër të pësojë atë që pësoi im bir”-shtoi babai i Zenelit. Trupi i pajetë i vogëlushit 4-vjeçar ndodhet në institutin e mjekësisë ligjore dhe pritet që të martën të përcillet për në banesën e fundit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit