Ballina Zvicra Zvicër: Kryesitë dakortësohen, tre takime të përbashkëta në 2019

Zvicër: Kryesitë dakortësohen, tre takime të përbashkëta në 2019

164
0

Pas një takimi të zhvilluar ndërmjet kryesive të dy organizmave Qendrës Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë dhe Xhamisë DITURIA në Gjenevë është dakortësuar që gjatë vitit 2019 këto organizma të zhvillojnë takime të përbashkëta me qëllimin koordinimin e punës dhe veprimarisë së tyre në dobi të komunitetit Shqiptar në Zvicër.

Sipas njoftimi të publikuar takimi u zhvillua nën një atmosferë vëllazërore dhe arritja e dakortësisë ishte diçka e arritshme dhe kënaqi të dyja palët.

Organizimi i parë i përbashkët Organizimet e përbashkëta do të zhvillohen në Lozanë më 16.02.2019 me rastin e 11 vjetorit të shpalljës së Pavarësisë së Kosovës.

Takimi i dytë do të mbahet në Xhamin Dituria në Gjenevë me 30.03.2019 . Do të organizohet Kuiz me nga tre anëtar nga të dy Qendrat si dhe takimi i tretë do të mbahet në Gjenevë me rastin e festave të Nëntorit.

Takimet e përbashkëta të janë organizuar dhe pritet të organizohen në Zvicër nga organizata të ndryshme përveçse nxisin bashkëpunimin ndërmjet tyre ndihmojnë edhe në interimin e komunitetit shqiptar në këtë vend.

“NJOFTIM

Me 26.01.2019 në mbledhjen e përbashkët mes Qendrës Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë dhe Xhamisë DITURIA në Gjenevë .

Dy kryesit e Qendrave u dakorduan që të mbahen tri organizime të përbashkëta gjatë vitit 2019.
1. Organizimi i parë do të mbahet në Lozanë me 16.02.2019 me rastin e 11 vjetorit të shpalljës së Pavarësisë së Kosovës.
2. Organizimi i dytë do të mbahet në Xhamin Dituria në Gjenevë me 30.03.2019 . Do të organizohet Kuiz me nga tre anëtar nga të dy Qendrat.
3. Organizimi i tretë do të mbahet në Gjenevë me rastin e festave të Nëntorit.

Me shumë respekt nga dy Kryesit e Qendrave.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here