Zvicër/ Makina del nga rruga, 2 të plagosur, mes tyre një fëmijë

Mos i humb

Një 54-vjeçar ka humbur kontrollin e makinës dhe për pasojë ka plagosur dy persona, një fëmijë 14 vjeç dhe një burrë 45-vjeçar. Sipas mediave vendase bëhet me dije se aksident i rëndë është shënuar në kantonin “Schwyz”.

Pas humbjes së kontrollit, makina të cilën po e drejtonte shoferi 54-vjeçar ka dalë në trotuar dhe ka plagosur dy qytetarët në Zvicër. Të plagosurit u dërguan menjëherë në spital.

Segmenti rrugor nga Arth dhe Oberarth u mbajt i bllokuar për 120 minuta, situatë kjo, e cila shkaktoi edhe irritimin e përdoruesve të tjerë të rrugës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit