Zvicër: Në ditën e parë, 95% e udhëtarëve në transportin publik, me maska

Mos i humb

Në luftën kundër një vale të dytë të koronavirusit, Këshilli Federal javën e kaluar ka vendosur detyrimin për mbajtje të masksë në transportin publik.

Ata që nuk i përmbahen kësaj mund të nxirren nga treni, autobusi ose tramvaji.

Vendimi ka hyrë në fuqi nga sot, e hënë, 6 korrik.

Para se të bëhej e detyrueshme vendosja e maskës së detyrueshme, bartësit e saj në transportin publik ishin shumë të pakët.

Por kjo tani ka ndryshuar. Operatorët e transportit publik janë të kënaqur me pamjen e mëngjesit të parë të zbatimit të detyrimit për maska.

“Sipas reagimeve nga përfaqësuesit e shërbimit tonë të klientëve, detyrimi për  vënie të maskës po funksionon mirë në transportin publik”, ka thënë zëdhënësi i SBB Raffael Hirt për 20 minuten. Atmosfera në trena është e qetë.

SBB vlerëson shkallën e lartë të vënies së maskave

SBB supozon se shkalla e bartjes së maskave sot ka arritur në rreth 95 për qind. “Në raste individuale, stafi ynë ka këshilluar udhëtarët rreth detyrimit që del nga rregullorja e re”, ka thënë Hirt.

Shkalla e lartë e mbajtjes së maskave e shënuar në ditën e parë të vendimit tregon se klientët tanë janë tashmë të informuar mirë”. Por SBB ende nuk mund të thotë se sa persona janë dëbuar nga treni për faktin se nuk kishin maskë.

Ndërkohë që disiplina sa i përket mbajtjes së maskës vlerësohet e lartë, shtrohet pyetja e radhës: Sa udhëtarë kanë braktisur transportin publik dhe kanë kaluar në transportin privat (me makinë) për shkak të detyrimit për vënie të maskë? Pasi qe njoftuar vendimi i detyrimit për maskë, një numër udhëtarësh ishin shprehur se ata tani do të parapëlqenin më shumë makinën.

SBB thekson se është shumë herët për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje. “Numri i udhëtarëve është rritur gradualisht gjatë javëve të fundit”, ka thënë zëdhënësi Raffael Hirt.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit