Zvicër: Rritje e theksuar e numrit të të rinjve të dënuar

Mos i humb

Në vitin 2019, në Regjistrin Penal të Zvicrës janë shënuar 105.440 dënime për të rriturit. Ky numër është për 3 për qind më i ulët se një vit më parë.

Ashtu si vitet e kaluara, dënimet e të rriturve në të shumtën e rasteve kanë të bëjnë me shkelje të Ligjit të Trafikut Rrugor (53 për qind), thekson Zyra Federale e Statistikave në statistikat e saj të fundit të dënimit penal.

Ligji i ri i sanksioneve ka hyrë në fuqi që nga 1 janari 2018, dhe ai përsëri lejon dënimet e shkurtra me kusht. Siç mund të pritej, kjo çoi në një rritje shumë të madhe dënimesh në këtë pikë.

Nga gjithsej 61 dënime me kusht që ishin në 2017, numri i tyre është rritur në 2.733 në vitin 2018 dhe në 3507 në vitin 2019.

Megjithatë, në vetëm 6% të të gjitha vendimeve gjyqësore tek të rriturit shqiptohet një dënim me burg me kusht.

Dënimi i shqiptuar më së shpeshti mbetet dënimi me kusht me para, i cili ka qenë dënimi kryesor në 69 për qind të të gjitha gjykimeve në vitin 2019.

Ndryshe, në rastin e gjykimeve ndaj adoleshentëve, ekziston një tendencë në rritje e numrit të delikteve sipas Kodit Penal.

Janë shqiptuar 14,773 aktgjykime për të rinjtë ose 6 për qind më shumë se një vit më parë.

Në 43 për qind të të gjitha gjykimeve, adoleshentët janë dënuar me detyrime personale, si ndjekja e një kursi ose kryerja e shërbimit në komunitet.

Tek të rinjtë deri në moshën 15 vjeçare kjo përqindje është veçanërisht e lartë, ajo shkon në 58%.

Gjobat dhe dënimet me burg, të cilat mund të shqiptohen vetëm nga mosha 15 vjeçare, janë zbatuar në 26% përkatësisht 7 % të rasteve në këtë grupmoshë.

Një masë mbrojtëse është shqiptuar në 472 gjykime, më e shpeshta prej të cilave ka qenë kujdestaria personale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit