Zvicër, Takim kryetarësh, gati për bashkimin e Bashkësive Islame Shqiptare

Mos i humb

Ditën e djeshme Kryetari i Bashkesisë Islame Shqiptare në Zvicër Fehim ef.Abazi zhvilloi një takim me Kryetarin e Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër hafiz.Mehas ef. Alija me qëllim koordinimin e punës së dy institucioneve dhe bashkimin e tyre.

Në statusin e e publikuar në faqen zyrtare të Kryesisë së Bashkësisë Islame Shqiptare në Zvicër pas takimit të dy krerëve të institucioneve thuhet se në këtë takim të dy krerët janë dakortësuar që sa ma parë të jëtë e mundur të fillojnë bisedimet për një bashkim mes dy institucioneve.

Qëllimi i këtij bashkimi është përmirësimi i kushteve të komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër.

Statusi në faqen zyrtare:

“Sot me 24.01.2019 në Friburg, Kryetari i Bashkësisë Islame Shqiptare në Zvicër Fehim ef.Abazi u takua me Kryetarin e Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër hafiz.Mehas ef. Alija. Takimi u zhvillua në një atmosferë vëllazërore, përgjatë një ore u diskutua gjendja momentale e komunitetit tonë Shqiptar Musliman në Zvicër. Dy kryetaret u dakorduan që sa ma parë që është e mundur të fillojnë bisedimet për një bashkim mes dy institucioneve.”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit