Zvicër: Të huajt në Bazel fitojnë të drejtën për t`u zgjedhur

Mos i humb

Kantoni Basel-stadt është kantoni i parë në Zvicër, ku të huajt do të kenë jo vetëm të drejtën për të votuar por gjithashtu do të jenë në gjendje edhe të kandidohen, respektovisht të zgjidhen.

Kjo u bë e mundur pasi që Parlamenti kantonal ka miratuar një mocion përkatës, me një shumicë të ngushtë (48 pro, 46 kundër dhe 2 abstenime.

Mocionin e kishte iniciuar deputetja e Partisë Socialdemokrate (SP) Edibe Gölgeli, me prejardhje kurde nga Turqia.

Për ta pasur këtë të drejtë, të rriturit që nuk kanë shtetësi zvicerane duhet të kenë jetuar në kantonin Bazel-Stadt për të paktën pesë vjet dhe të kenë një leje qëndrimi të përhershëm në Zvicër, gjegjësisht vizën C.

Grupet parlamentare të krahut të djathtë kanë votuar kundër mocionit. 

“Vetëm natyralizimi është mënyra e duhur për të pasur një rol në politikë”, shpjegojnë grupet në fjalë.

Qeveria e Bazelit tani ka në dispozicion dy vjet për të përgatitur një model konkret rreth kësaj të drejte të re të fituar.

Ndërsa inicuesja, këshilltarja nga SP, kishte kërkuar që mocioni i saj të zbatohej brenda gjashtë muajve

Megjithatë, referendumi për këtë temë është i detyrueshëm sepse bëhet fjalë për një ndryshim kushtetues.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit