Ballina Zvicra Zvicër: Vala aktuale e gripit, ndër më të gjatat në 30 vitet...

Zvicër: Vala aktuale e gripit, ndër më të gjatat në 30 vitet e fundit

40
0

Vala e gripit në Zvicër këtë vit po zgjat 13 deri 14 javë, duke u bërë kështu ndër epidemitë më të gjata të gripit në tridhjetë vitet e fundit.

Këtë e ka thënë për srf.ch Daniel Koch, drejtues i sektorit për sëmundje infektive të Zyrës Federale për Shëndetësi (BAG).

Në rrethana normale, epidemia e gripit zgjat për disa javë më pak, ka thënë Koch më tutje. Sipas tij është diçka e pazakonshme që virusi aktual B të shkaktojë kaq shumë sëmundje. Ky virus zakonisht shkakton një valë më të vogël dhe më të lehtë të gripit.

Gjithashtu është e jashtëzakonshme që kjo valë ka prekur para së gjithash të rinjtë, ka theksuar Daniel Koch. Ai ka shtuar se në raport me valën aktuale të gripit, një vaksinim kundër gripit nuk do të ishte në gjendje të parandalonte më asgjë./Albinfo.ch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here