Zviceranët duan të paguajnë për transmetuesin publik

Mos i humb

Qindra protestues janë mbledhur para Parlamentit zviceran në Bern për të kundërshtuar, mospagesën e licencave, iniciativë që do të votohet në referendum me 4 mars dhe ka për qëllim të ndërpresë pagesën për transmetuesin publik.

Shumica e protestuesve thanë se heqja e pagesës do të çonte tek humbja e neutralitetit të medieve, derisa interesi ekonomik do të ishte prioritet mbi informimin.

Protesta u organizua nga sindikata më e madhe në Zvicër dhe shumica e ndjekësve të saj ishin gazetarë apo të punësuarit e Televizionit Kombëtar Zviceran.

Sipas një sondazhi të së premtes 60 për qind e zviceranëve do të votojnë kundër heqjes së pagesës. E nëse votohet për, Zvicra do të jetë shteti i parë në Evropë me këtë masë. Transmetuesi publik në Zvicër që transmeton program në 4 gjuhë merr 75 për qind të buxhetit nga pagesa e publikut./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit