Zvicra do të bëjë verifikimin e të dhënave të të gjithë pasagjerëve ajrorë

Mos i humb

Në përpjekjet për luftim sa më efektiv të terrorizmit dhe të kriminalitetit të profilit të lartë, autoritetet federale të Zvicrës planifikojnë shtimin e instrumenteve për ta realizuar këtë.

Kështu Zyra Federale për Polici (Fedpol) ka njoftuar sot se do të krijojë njësitin e quajtur “Passenger Information Unit”.

Ky njësit do të bëjë hulumtimin e të dhënave të pasagjerëve që hyjnë në Zvicër përmes rrugës ajrore dhe me atë rats do të zhvillojë hetime ndaj peersonave të dyshuar.

Formacioni do t`i ketë 15 deri 30 punonjës. Ai do të përbëhet nga nëpunës të kantoneve dhe nga ata të Rojave Kufitare.

Për të rrumbullakësuar këtë plan, Fedpol pritet t`ia shtrojë një kërkesë përkatëse Këshillit Federal

Zvicra kështu synon që të veprojë ngashëm me SHBA-në, Kanadanë dhe vendet e BE-së, të cilat grumbullojnë dhe verifikojnë të dhënat e pasagjerëve për qëllime sigurie.

Këtë e ka konfirmuar sot në emisionin “Samstagrundschau” të radios SRF, Nicoletta della Valle, drejtore e Zyrës Federale për Policinë. Sipas saj, rreth 50 milionë të dhëna ose informacione rreth pasagjerëve të transportit ajror qarkullojnë brenda vitit në Zvicër.

Duke filluar nga fundi i majit, Zvicra do t`ia dorëzojë BE-së të gjitha informacionet lidhur me të gjitha fluturimet që shkojnë përmes Zvicrës. Po këtë ajo është duke e bërë tashmë prej kohësh me SHBA-ë dhe Kanadanë./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit