Zvicra do të ndërtojë dy qendra shëndetësore dhe një ambulancë në Shqipëri

Mos i humb

Mbështetja e Zvicrës për përgjigjen ndaj dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i Nëntorit duket se vazhdon, pavarësisht pandemisë,.

Projekti zviceranë “Health for All Project – HAP” ka shpallur tenderin për rindërtimin e dy qendrave shëndetësore dhe një ambulance në zonat e prekura.

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP.

Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara të kujdesit shëndetësor parësor. HAP do të ndërtojë një qendër shëndetësore në Ishëm, në bashkinë e Durrësit, një qendër shëndetësore në Bubq, dhe një ambulancë në Borizanë, të dyja këto në bashkinë e Krujës. Në kontekstin e kësaj nisme, Qendra HAP po kërkon oferta nga kompani të interesuara për të kryer punimet e ndërtimit.

Kompanitë e interesuara mund të marrin pjesë në vizitën në terren, që do të zhvillohet brenda javës së katërt të korrikut 2020. Detajet për vendin dhe kohën e vizitës do t’u jepen kompanive brenda datës 20 korrik 2020. Kompanitë ofertuese duhet të paraqesin ofertat e tyre tek Qendra HAP në dy mënyra: një në kopje të printuar dhe një kopje elektronike në CD ose USB.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit