Zvicra eksporton më shumë armatim jashtë vendit

Mos i humb

Zvicra ka eksportuar më shumë armatim në vitin 2017 se në vitin e mëparm. Kompanitë zvicerane eksportojnë material lufte në 64 vende, për 446.6 milionë franga. Këto janë statistikat e fundit të eksportit për materialet e luftës.

Politikanët e djathtë që merren me çështje të sigurisë ashtu sikurse edhe Këshilli Federal, duan të stimulojnë industrinë e prodhimit të armatimit për të fituar tregje të reja. Kështu, kompanitë që prodhojnë armatim, në të ardhmen do të mund t`i shesin prodhimet e tyre edhe në vednet ku zhvillohen luftëra civile.

Blerësit më të mëdhenj të armatimit dhe materialit luftarak nga Zvicra janë: Gjermania me 117 milionë e 709071 franga, Tajlanda me 87.649880 franga, Brazili me 32.920.903 etj.

Eksporti që kontestohet më së shumti është ai në Tajlandë për shkak të konfliktit që mbretëron në jug të vendit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit