Zvicra hap zyrën e saj humanitare në Siri

Mos i humb

Berna zyrtare ka sërish qasje në Siri. Ajo, siç ka pohuar për radio SRF Manuel Bessler, i deleguar i federatës për ndihma humanitare, ka hapur një zyrë në kryeqytetin sirian, në Damask. Mirëpo nuk bëhet fjalë për ndonjë përfaqësi politike ose diplomatike por për një byro humanitare. Leja e nevojshme për një zyrë të tillë është marrë para rreth tri javësh.

Kështu, Zvicra në të ardhmen do t`i realizojë sërish projektet e veta, si për shembull ato për ndërtimin e spitaleve. Deri tash ajo para së gjithash ka mbështetur organizatat tjera humanitare në këtë drejtim, transmeton albinfo.ch. Mbështetja e saj vjetore ka qenë 60 milionë franga në vit.

Ndërkaq, drejtuesi i zyrës në fjalë, Manuel Bessler thotë se nuk është i lirë të bëjë punën e tij. Do të jetë Qeveria e Sirisë ajo që do të vendosë nëse ai do të mund të qarkullojë edhe në zonat e rebeluara ose jo.

Është kjo zyra e parë e një vendi të Evropës, e hapur në Siri, nëse e përjashtojmë këtu Bashkimin Evropian.

Fillimisht zyra vepron në një dhomë hoteli ndërsa drejtuesi zviceran i saj pritet të rekrutojë bashkëpunëtorë sirianë për zyrën e tij.

Zvicra prej disa vitesh ka bërë përpjekje të marrë garanci nga autoritetet siriane për punën e saj humanitare në Siri. Në negpciatat që kanë zgjatur rreth 6 muaj ishte përfshirë edhe Irani./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit