Zvicra investigon kompaninë që spiunoi botën

Mos i humb

Prokurori i përgjithshëm i Zvicrës ka filluar procedurat penale kundër Crypto, një kompani me bazë në Zug, e cila dyshohet se ishte përdorur me dekada nga Shtetet e Bashkuara dhe shërbimet e inteligjencës gjermane për të spiunuar mbi 100 vende.

Radioja publike zvicerane SRF njoftoi zhvillimin të mërkurën. Të premten e kaluar qeveria dha dritën e gjelbër për prokurorin e përgjithshëm për të hapur procedime penale, sipas raportit. Dyshimi se informacione të rreme ose jo të plota ishin siguruar në aplikacionet për eksport, kishin origjinën në Sekretariatin Shtetëror për Cështje Ekonomike (SECO), i cili paraqiti një padi penale kundër personave të panjohur në fund të shkurtit.

Për dekada të tëra, Crypto furnizoi qeveritë e huaja dhe forcat e armatosura me makineritë që kishin të meta, duke bërë të mundur kopjimin e mesazheve gjoja të sigurta. SECO thotë se kurrë nuk do të kishte lëshuar leje nëse do të kishte qenë në dijeni të qëllimit.

Afera Crypto u bë e njohur në media në Gjermani, Zvicër e SHBA. Monitoruesi i Parlamentit zviceran i ngarkuar me mbikëqyrjen e veprimtarive të shërbimeve të sigurisë dhe spiunazhit po kryen hetimin e vet për të sqaruar detaje të tjera

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit