Ballina Zvicra Zvicra investon 7 milion euro për ujin e pijshëm në Kosovë

Zvicra investon 7 milion euro për ujin e pijshëm në Kosovë

26
0
SHPËRNDAJE

Mbi 90 përqind e popullsisë do të mbulohen me furnizim me ujë të pijshëm, kështu u tha sot në projektin e nënshkruar nga Ministria e Financave dhe Qeveria Zvicrane.

Ministri i Financave Bedri Hamza dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë Jean-Hubert Lebe kanë nënshkruar marrëveshje financiare “Programi Mbështetës për Ujësjellës dhe Kanalizim në Zonat Rurale, Faza VI”, që pritet që ky projekt të përfundoj në vitin 2020.

Ministri i Financave, Bedri Hamza theksoi se Qeveria Zvicrane ka investuar mbi 7 milion euro në projektin me ujë të pijshëm, ndërsa deri me tani shuma e investimeve të shteti të Zvicrës në Kosovë janë 38 milion euro.

“Ka shumë nevojë dhe prioritet vendi ynë për investimet e taksapaguesve zvicran, në Kosovë është top prioritet furnizimi me ujë për qytetarët e Kosovës që ndikon drejtpërdrejt në standardin e tyre dhe e ruan stabilitetin e shtetit të Kosovës. Deri me tani shteti i Zvicrës ka investuar 38 milion, ndërsa sot marrëveshja që nënshkruam janë 7 milion investime në këtë sektor i cili do të zgjeron, rritë rrjetet në investimet e ujësjellësit dhe rritë investimet e menaxhimit të ujit nga kompanitë përgjegjëse. Është një fakt se investimet do të zgjerohen si në komunat e Zobin Potokut,  Zveçan dhe Leposaviqi si dhe kontributi në përmerismin e jetës së gjithë qytetarëve të Kosovë”, ka thënë ministri Hamza duke shtuar se ky financim është kontribut pa kthim dhe sipas tij i bën me të përgjegjshëm që të kenë efektin e tyre.

Ndërsa, Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebe u shpreh i kënaqur me mbështetjen që po i ofron shteti i Zvicrës Kosovës, duke thënë se ky projekt që është nënshkruar sot do të thotë se diqka e mirë është bërë për gjithë qytetarët e Kosovës.

“Me vjen mirë që sot jam këtu për të financuar këtë projekt sot këtu së bashku me Ministrinë e Financave. Kemi arritur të bëjmë diqka të mirë dhe për të arritur atë që 90% e familjeve janë të furnizuar me ujë të pijshëm. Falënderoj Qeverinë e Kosovës dhe Ministrinë e Financave që vazhdojmë të punojmë bashkërisht. Ideja është që të kemi qëndrueshmëri , përgjatë këtyre viteve ju kemi mbështetur por tani ju them që të merrni më përgjegjësi këto investime dhe besoj që do ta bëni ketë”, tha Hubert Lebe./Kosova Post/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here