Zvicra, me 64 aeroplanë specialë ka larguar 287 azilkërkues

Mos i humb

Autoritetet zvicerane gjatë vitit të kaluar kanë larguar me detyrim, në aeroplanë specialë 287 azilkërkues të cilët e kanë pasur vendimin për lëshim të Zvicrës por që kanë refuzuar të ikin.

Kështu shkruan gazeta “NZZ am Sonntag” në botimin e sotëm, duke iu referuar informacioneve nga Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM).

Për realizimin e këtyre dëbimeve të dhunshme në shtete të ndryshme të Europës, Azisë dhe Afrikës, janë nevojitur gjithsej 64 aeroplanë, transmeton albinfo.ch. Ndërkaq, çmimi që është paguar për të gjitha dëbimet me aeroplanë specialë ka qenë 3.7 milionë franga.

17 nga këto fluturime janë ndërmarrë në bashkëveprim me Bashkimin Europian.

Një vit më parë, në vitin 2016, në po këtë mënyrë ishin dëbuar 345 azilkërkues me azil të refuzuar. Ata ishin bartur me 67 aeroplanë specialë ndërsa e gjithë kjo shtetit i kishte kushtuar 3.8 milionë franga./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit