Zvicra në vendin e parë për tërheqjen dhe zhvillimin e talenteve

Mos i humb

Zvicra ndodhet në vendin e parë edhe në një renditje. Atë për tërheqjen dhe zhvillimin e talenteve.

Kur vjen puna për të bërë një vend, një qytet apo një organizatë konkurruese, ka një përbërës thelbësor – njerëzit.

Për gjashtë vitet e fundit, Indeksi Global i Talenteve të Konkurueshmërisë (GTCI) ka renditur shtetet dhe qytetet në aftësinë e tyre për të tërhequr, zhvilluar dhe mbajtur talentet.

GTCI është një raport vjetor i krahasimit të përpiluar nga shkolla ndërkombëtare e biznesit “INSEAD” me “Grupin Adecco” dhe “Tata Communications”. Ai mat dhe rendit 119 vende dhe 90 qytete në bazë të aftësisë së tyre për të rritur, tërhequr dhe mbajtur talentet.

Zvicra ndodhet në vendin e parë, pasi është e mirë në gjashtë shtyllat e kësaj renditjeje, derisa veçanërisht në mbajtjen e talenteve dhe ofron një mjedis ideal ekonomik në aspektin e tregut rregullator, të tregut, të biznesit dhe të punës.

Në vendin e dytë është Singapori, derisa në atë të tretë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Norvegjia dhe Suedia plotësojnë pesë vendet e para.

Gjithashtu kjo renditje vlen edhe për qytetet. Edhe në këtë renditje, një qytet zviceran ndodhet në vendin e parë.

Cyrih është në vendin e parë, duke u pasuar nga Stokholmi, Oslo, Kopenhaga dhe Helsinki./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit