Zvicra në vendin e shtatë në botë për të rritur fëmijët

Mos i humb

Nëse dëshironi t’i rritni fëmijët në një ambient të mirë, atëherë duhet t’i zgjidhni mirë shtetet për të jetuar.

Vendi më i mirë për të rritur fëmijë në vitin 2018 është Danimarka, sipas raportit të përvitshëm “Best Countries” të “U.S. News & World Report”. Suedia ka qenë në krye të këtij klasifikimi për dy vjet me radhë. Sipas kësaj renditje, Zvicra është në vendin e shtatë.

Për të përcaktuar se cilat ishin vendet më të mira për të rritur fëmijë, studiuesit analizuan tetë faktorë: kujdesi për të drejtat e njerëzve, familja, barazia gjinore, lumturia, barazia në të ardhura, niveli i sigurisë, sistemin arsimor publik të mirëzhvilluar dhe sistemin ndaj kujdesit shëndetësor të mirëzhvilluar.

Klasifikimi është pjesë e një projekti analitik të quajtur “2018 Best Countries Report”, i cili zhvillohet për të tretin vit radhazi nga “Wharton School of the University of Pennsylvania” dhe “Y&R’s BAV Group”.

Zvicra bën gjithashtu pjesë në dhjetë vendet më të mira për ofrimin e lehtësive ndaj biznesit, ndikimin kulturor, vendet moderne, sipërmarrjen, cilësinë e jetës, fillimin e një biznesi, transparencën, edukimin, për të dalë në pension, mbrojtjen e mjedisit, vendet më të mira në përgjithësi.

Në vendin e dytë është Suedia, të tretin Norvegjia dhe të katërtin Finlanda. Ndërkohë, në top 10 janë edhe Kanadaja, Holanda, Zelanda e Re, Australia dhe Austria./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit