Zvicra, pas Holandës, për sistemin më të mirë shëndetësor në vitin 2017

Mos i humb

Zvicra, pas Holandës, për sistemin më të mirë shëndetësor në vitin 2017.
Kështu të paktën thotë studimi “Euro Health Consumer Index” që çdo vit krahason sistemet shëndetësore të vendeve europiane, bazuar në faktorë të tillë, si të drejtat e pacientëve, koha e pritjes për trajtimet mjekësore, shërbimet e ofruara, etj.

Sipas raportit që merr në shqyrtim 34 vende, për të dytin vit radhazi Rumania rezulton si vendi me sistemin më të keq shëndetësor, ndërsa Shqipëria renditet në vendin e 27-të, ose e 7-ta nga fundi.

Vende të tjera të rajonit, si Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia pozicionohen më mirë, respektivisht në vend të 9-të, të 12 dhe të 14-të.
Shqipëria, Rumania dhe Bullgaria vuajnë nga një infrastrukturë e vjetërsuar shëndetësore, ku trajtimi në spitale është tepër i kushtueshëm.

“Ndërsa italianët preferojnë shtrimet e gjata në spital, pasi mund t’ia lejojnë vetes, bullgarët, rumunët dhe shqiptarët nuk munden”, thuhet në raport.

Sistemin më të mirë shëndetësor për vitin 2017-të e kishte Holanda, e ndjekur me pas nga Zvicra, Danimarka, Norvegjia dhe Luksemburgu./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit