Zvicra “vë mend” nga rasti uzbek, s’pranon para të pista nga asnjë vend

Mos i humb

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës ka bërë me dije se do të kthejë mbrapsht në Uzbekistan 130 milionë dollarë që dyshohet se ishin pastrim i parave nga ana e vajzës së ish-presidentit uzbek, Islam Karimov.

Një i afërm i Gulnara Karimova është dënuar nga një gjykatë federale zvicerane pasi kishte marrë pjesë në një skemë mashtrimi për të marrë para në mënyrë të paligjshme nga kompanitë e interesuara për të bërë biznes në Uzbekistan.

Shkelësi, i cili ishte aktiv midis viteve 2004 dhe 2013, tani po vuan dënimin me burg në Uzbekistan.

Zyra e Prokurorit filloi hetimin në vitin 2012 si pasojë e  aktiviteteve të dyshimta nga asistentja personale e Karimovës dhe menaxheri i përgjithshëm i degës uzbeke të një kompanie telekomit rus. Më vonë, hetimet vazhduan pasi dy nga punonjësit e Karimovës, njëkohësisht të afërmit e saj dhe Karimova vet, u infiltruan në skemën e pastrimit të parave.

Gulnara Karimova kishte imunitet diplomatik, të cilën ajo e mbajti në sajë të rolit të saj si përfaqësuese e përhershme në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, post të cilin e mbajti deri kur i doli boja dhe u hoq në vitin 2013.

Hetim prokurorial ka çuar në procedura penale kundër kompanive të telekomunikacionit që janë hapur jashtë vendit përmes ndikimit të Karimovës, përfshirë në Shtetet e Bashkuara, Holandë dhe Suedi.

Në Zvicër, pesë të dyshuar mbeten nën hetime dhe më shumë se 600 milionë franga të aktiviteteve po qëndrojnë të ngrira. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit