Zvicra vendos Spanjën në listën e karantinës

Mos i humb

Pjesa kontinentale e Spanjës, duke filluar nga e shtuna do të jetë në listën e zonave të rrezikut, të përpiluar nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG).

Njerëzit që vijnë nga atje dhe hyjnë në Zvicër duhet të mbajnë pastaj karantinën.

Por, Ishujt Baleariküe dhe Ishujt Kanarie janë të përjashtuara nga kjo masë, u bë e ditur nga BAG.

Lista e re vlen nga mesnata e së shtunës, 8 gusht.

46 vende dhe rajone janë tani në listën e rrezikut. Karantina për njerëzit që kthehen nga një vend ose rajon me  rrezik të rritur të infeksionit është në fuqi që nga fillimi i korrikut.

Ata që kanë mbërritur nga vendet përkatëse duhet të raportojnë pranë autoriteteve kantonale brenda dy ditëve.

Këto të fundit kontrollojnë mbajtjen e karantinës, me mostra të rastit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit