Zvicra zbret çmimet e mbi 400 medikamenteve

Mos i humb

Zyra Federale për Shëndetësi (BAG) ka vendosur të ulë çmimet për një numër të konsiderueshëm medikamentesh.

Sipas njoftimit të bërë nga BAG, fjala është për zbritjen e çmimeve të më shumëse 400 medikamenteve të cilat mbulohen nga sigurimi bazë i detyruar shëndetësor OKP.

Përmes këtij reduktimi të çmimeve pritet të kursehen rreth 190 milionë franga.

Potenciali më i madh i kursimit ndërkaq është te medikamentet për trajtimin e kancerit, të cilat në Zvicër kushtojnë relativisht shtrenjtë në krahasim me vendet tjera, bën të ditur BAG.

Zyra Federale për Shëndetësi, një herë në tri vite bën shqyrtimin e kushteve për pranim të listës së ashtuquajtur të specialiteteve.

Në këtë listë futen të gjitha ato medikamente që mbulohen nga OKP./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit