Zv/ministri Shkodra: Ata që dëmtuan tendat e organizatës TIKA, do të dënohen (Foto)

153
0

Zv/ministri i Punëve të  Brendshme, Selami Shkodra, i shoqëruar nga koordinatori  i TIKA-s, për Kosovë Hasan Burak Ceran, sot kanë vizituar tendat e vendosura nga organizata  qeveritare turke “TIKA”, në Sheshin “Zahir Pajaziti”, në kryeqytet, ku po mbahet panairi me moton “Bashkë Mundemi”, në të cilin janë plasuar prodhime dhe atrizanateve vendore nga gratë mbajtëse të familjeve.

Kjo vizitë e zëvendësministrit vjen, pasi që kjo tendë e vendosur në Sheshin “Zahir Pajaziti”, nga TIKA, është sulmuar dy netetët e kaluara, duke kërcënuar kështu edhe organizatoren e panairit që të largohet nga tenda.

Duke shprehur shqetësimin për ngjarjen që ka ndodhur dy netë me radhë, zëvendësministri Shkodra, ka dënuar këto akte dhune, derisa ka premtuar se autorët do të dalin para drejtësisë.

“Dëmtime të tilla nuk duhet të ndodhin dhe do të dënohen ata që i kanë dëmtuar. MPB ofron mbështetje deri në fund të këtij organizimi dhe falënderon organizatorët”, është shprehur zëvendësministri Shkodra.

“Policia e Kosovës po i bënë punët e saj me profesionalizëm dhe ne do të mundohemi të mos trazojmë as miqtë tanë dhe as motrat”, ka theksuar ai.

Vlen të përmendim faktim se këto tenda janë të vendosura në kuadër të panairit të produkteve tradicionale dhe natyrale me moton “Bashkë Mundemi”.

Ndërkohë që zëvendësministri Shkodra ka përshkuar tej për tej  panairin ku i ka inkurajuar gratë pjesëmarrëse për të vazhduar punën e tyre , sikur edhe i ka falenderuar për angazhimin që ato bëjnë në promovimin e kulturës dhe traditës  shqiptare.

Poashtu zëvendësministri Shkodra ka premtuar përfaqsuesëve të Organizatës TIKA se do të bëjnë çmos për të indentifikuar atutorët e sulmit ndaj tendës dhe simboleve të shtetit mik të Turqisë, derisa i ka falenderuar ata për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën në të gjitha fushat.

Sipas tij, ngjarje të tilla nuk do të ndalin bashkëpunimin me TIKA-n, porse marrdhëniet do të avancohen edhe më tutje, raporton KosovaPost.

Ndërkaq, Koordinatori  i TIKA-s, për Kosovë Hasan Burak Ceran, ka shprehur falenderim ndaj institucioneve të Kosovës, në veçanti ndaj zëvendësministrit Shkodra, derisa i ka dhënë disa detaje që mund të ndihmonin identifikimin e autorëve të sulmit ndaj tendës.

Ceran, është shprehur i shqetësuar për aktin e bërë ndaj tendës të cilën e ka vendosur TIKA për të ndihmuar gratë kryefamiljare që ti shesin prodhimet e tyre, porse ka premtuar se ky akt ata nuk do i ndalë që edhe më tutje të ofrojnë ndihmë për Kosovën në fusha të ndryshme, raporton KosovaPost.

Ceran i ka kujtuar zëvendësministrit Shkodra se mund të kërkojnë kamerat e sigurisë së TEB, bankës, mbase mund të shërbenin  dhe ndihmonin në hetimin e rastit.

Organizatorja e panairit Serbeze Sylejmani, njëherësh edhe drejtoresh e OJQ-së”Rona”, e quan akt të turpshëm dhe të padrejtë e mizor sulmin ndaj tendës së panairit dhe kërcënimeve që i janë bërë asaj dhe  pjesëmarrëseve në panair raporton KosovaPost.

Ajo shprehet e shqetësuar për ngjarjet e dy netëve të kaluara, derisa është shprehur se ata që e kanë bërë këtë akt nuk janë të denjë, derisa pengojnë gratë mbajtëse të familjeve të shesin produket e punuara me duart e tyre për ta mbajtur familjen.

Ajo , tregon se për panairin ka kërkuar ndihmën e TIK-as dhe  udhëheqsit e saj pa hezitim kanë financuar mbajtjen e panairit, për çka  edhe znj,  Sylejmani, shprehet falënderuese.

“Falë ndihmës financiare ë TIK-s ne kemi hapur këtë panair  dhe se grate plasuese të prodhimeve të tyre kanë bërë shitje të madhe dhe kjo I ka gëyuar atao pa masë, sepse jemi në prag të festës së Kurban Bajramit dhe ato me shitjet që kanë bërë këto ditë kanë siguruar mjetet financiare për familjet e tyre”./Kosova Post/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here