Zv/ministri Zeka priti në takim ekspertët e nga Universiteti i Maastricht

Mos i humb

Zv/ministri i Punëve të Brendshme, z. Izmi Zeka, priti në takim ekspertët nga Universiteti i Maastrich dhe ekipin e projektit “Fuqizimi i Autoriteteve për Menaxhim të Migrimit”.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Zyra për Komunikim me Publikun, në këtë takim është diskutuar për iniciativën dhe planet për ndërmarrjen e hulumtimit në fushën e migrimit, një ndër aktivitetet e rëndësishme për Republikën e Kosovës dhe një studim që do të bëhet për herë të parë në Kosovë.

Realizimi i hulumtimit të migrimit për Kosovën, do të ndihmojë në adresimin e boshllëqeve që ekzistojnë në të dhënat në fushën e migrimit.

Gjithashtu, do të rezultojë në rekomandime të bazuar në evidencë dhe do të ndihmojë Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe politik bërësit për të hartuar politika specifike të orientuar në fushat e ndërlidhura me migrimin dhe grupet e synuara të popullatës në Kosovë dhe të ngjashme./Kosova post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit