Zv/sministri i Jashtëm Berisha, reagon ndaj Daçiçit, tregon se kujt i frigohet dipolmati serb

Mos i humb

Zv/sministri i Jashtëm, Anton Berisha, ka reaguar ndaj shefit të Diplomacisë serbe Ivica Daçiç, i cili  tash së fundi ka deklaruar se Kosova nuk e ka më mbështetjen ndërkombëtare, duke e dhënë këtë si lajm të mirë për serbët.

Berisha, poashtu nuk ka lënë pa kritika edhe diplomacinë e Kosovës, duke e thënë se është në gjumë.

Ky është reagimi i Anton Berisha:

Ministri i jashtëm serb, Dacic ka shpërthyer me një gjuhe jo diplomatike dhe te pakontrolluar ndaj burrështetasve te rajonit me aludim me te theksuar ndaj qëndrimit te kryeministrit kroat Plenkovic, ne qëndrimin e tij se nuk ka ndryshime kufijsh.

Mbase Dacic, nuk arriti as te kontrolloj emocionet, ne bindjen se çka keni ju për te kundërshtuar kur vet shqiptaret, janë te heshtur dhe diplomacia jone është ne gjumë.

E pse atehere Dacic, te mos flet pa therr ne goje, për pafytyrësie ngase kufinjte ndërmjet Serbisë e Kosovës, sipas tij, as qe ekzistojnë dhe se ndryshimi është pune e kryer apo sic u shprehe ai ne origjinal: gotovo je.

Strategjia e Dacicit nuk është e palexueshme. Ai është nevrikosur ngase don te shfrytëzoj kontekstin aktual te inferioritet total te diplomacisë kosovare dhe i frikohet se rryma pro Haradinaj, ku bej pjese edhe unë, do te forcohet edhe ndërkombëtarisht duke u bere pengese per realizimin e planit serb për te kryer pune shpejt.

Kosova, nuk ka pse te ngutet e aq me pak te i nënshtrohet planeve serbe ngase ajo nuk mund te paraqes thelbin e shtetesise tone.

Jane partneret tane, SHBA, BE dhe shtetet mike edhe ne rajon qe i japin kuptim shtetit te Kosovës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit