Zyba, Presidentit Thaçi: Mbrojë qytetarët në veri e lëri spektaklet mediatike!

Mos i humb

Salih Zyba, anëtarë i Vetëvendosjes, ka reaguar ndaj sulmit të shtëpisë së shqiptarit në Veri të Mitrovicës, derisa ka theksuar se jeta e shqiptarëve në atë pjesë është çdo ditë në rrezik.

Për më tepër ai ka kërkuar nga institucionet e vendit dhe udhëheqësit e shtetit që të sigurojnë dhe mbrojnë jetën e qytetarëve në veri , e jo të bëjnë spektakle mediatike, duke përmendur kështu deklarimet e Presidentit Thaçi se në veri mund të shkojë kush të dojë dhe të ndjehet i sigurt.

“Ky rast, po të mos ishte tragjik dhe i rëndë do të ishte ironi e madhe me fjalët e presidentit mbrëmë. Me dhjetëra herë ai insistonte se atje mund të shkojë kush të dojë e të ndjehet i sigurt, por vetëm disa javë më parë patëm të riun që u rrah rëndë atje e mbrëmë kishim sulmin ndaj shtëpisë së një qytetari shqiptar atje. Madje, Thaçi fliste se si u qeras për kafe nga serbët atje. Strukturat kriminale e duan presidentin e shitur të Kosovës, por s’e duan qytetarin e zakonshëm në pronën dhe jetën e tij të përditshme. Presidenti mund të shkojë atje si turist, por qytetari s’mund të jetojë në shtëpinë e tij, ka shkruar Zyba në Facebook.

 Postimi i plotë i Zybës:

Sulmohet me koktej molotovi shtëpia e një shqiptari në Mitrovicë të Veriut, ai dyshon në serbët”, ky është lajmi i shpesht dhe i rregullt nga veriu i Kosovës. Kështu është jeta pa kamera dhe pa polici e mbrojtje në atë zone të Kosovës. Jeta e shqiptarëve atje është çdo ditë në rrezik. Organet shtetërore duhet të sigurojnë dhe mbrojnë jetën në këtë anë të vendit dhe jo të bëjnë spektakle mediatike.

Ky rast, po të mos ishte tragjik dhe i rëndë do të ishte ironi e madhe me fjalët e presidentit mbrëmë. Me dhjetëra herë ai insistonte se atje mund të shkojë kush të dojë e të ndjehet i sigurt, por vetëm disa javë më parë patëm të riun që u rrah rëndë atje e mbrëmë kishim sulmin ndaj shtëpisë së një qytetari shqiptar atje. Madje, Thaçi fliste se si u qeras për kafe nga serbët atje. Strukturat kriminale e duan presidentin e shitur të Kosovës, por s’e duan qytetarin e zakonshëm në pronën dhe jetën e tij të përditshme. Presidenti mund të shkojë atje si turist, por qytetari s’mund të jetojë në shtëpinë e tij.

Ky president moti i ka larë duart nga interesi dhe mbrojtja e vendit, por tash po bëhet edhe i rrezikshëm, jo vetëm me idetë e aventurat e tija kokë në vete, por me deklaratat boshe dhe të rreme që po ngjallin sulme dhe frikë në veri. Ai i stërthekson kompetencat e tija edhe që si ka ndërkaq nuk i zbaton ato për të cilat është i thirrur./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit