Zyra e Këshillit Global Alban gjithnjë më e kërkuar

Mos i humb

Ka disa ditë që në Prishtinë ka filluar punën zyra e Këshillit Global Alban. Pas mbajtjes së kongresit të parë të këtij këshilli, në muajin dhjetor u mor vendim për hapjen e zyrës në Prishtinë në ditët e para të janarit.

Zyra në fjalë, tashme është mjaftë e frekuentuar nga mysafirë të shumtë. Ata shprehin gatishmërinë për të bashkëpunuar me ketë këshill që qëllim ka realizimin e projekteve madhore për çështjen Kombëtare.

Këshilli Global Alban nuk është parti politike. Dera e hapur në Prishtinë, dëshmon që kjo zyrë, nuk ka ngjyrime politike, por vetëm mbledh ‘albanët’ anë e mbanë, për të realizuar projekte kombëtare me karakter zhvillimor.

Pos Prishtinës, ky Këshill së shpejti fushëveprimin e saj do ta zgjeroj me hapjen e zyrave edhe në Tiranë, Shkup, Preshevë, Gjermani, Turqi dhe SHBA./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit