Zyra për Fetva e Myftinisë së Libisë bën thirrje “për mobilizim kundër mercenarëve rusë”

Mos i humb

Në një deklaratë me shkrim nga Këshilli i hulumtimeve dhe punës për çështjet e sheriatit në zyrën për Fetva të Myftinisë së Libisë thuhet “Libianëve që duan të mbrojnë fenë dhe territoret e tyre u bëhet thirrje për mobilizim dhe rezistencë kundër okupimit rus në territoret e vendit”.

Ndër të tjera në deklaratë thuhet se “Këshilli e shikon se okupimi rus dëshiron të kontrollojë territoret dhe burimet e Libisë në qytete, në aeroporte dhe fushat e naftës. Të gjithë muslimanët që kanë fuqi pavarësisht se në cilin vend të botës ndodhen, duhet të luftojnë kundër ushtarëve mercenarë rusë dhe duhet të qëndrojnë larg çdo tregtie dhe shkëmbimi me këto”. 

Autoriteti kombëtar libian i naftës i cili është i autorizuar për nxjerrjen, përpunimin, shpërndarjen dhe eksportin e naftës në Libi, në një deklaratë të bërë kohët e fundit, kishte njoftuar se ushtarët mercenarë të kompanisë private ruse të sigurisë Wagner kanë hyrë në fushën e naftës El-Sharara e cila ka burime të pasura në jug të vendit dhe e cila aktualisht ka ndalur prodhimin. 

Ky hap i ushtarëve mercenarë të Wagner u prit me reagime brenda Libisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit