Zyrtare: Prokuroria kërkon një muaj paraburgim për zv ministrin Cena, jepen detajet e reja!

Mos i humb

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dërguar kërkesën tek Gjykata për masën e ndalimit të paraburgimit për zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Musa Cena dhe dy të dyshuarve tjerë të cilët u arrestuan nga policia për vepër penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe Marrje të Ryshfetit” nga pala e dëmtuar.

Në një prononcim për “Indeksonline” Kryeprokurori i Prokukurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka ka thënë se seanca dëgjimore do të mbahet sot, pasdite.

“Mund të konfirmojë, se tani sa u informova nga prokurorja kujdestare, Bukurije Gjonbalaj se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditëve për zëvendëministrin e Zhvillimit Rajonal, Musa Cena dhe dy të dyshuarve tjerë për veprën penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Marrje Ryshfeti” nga pala e dëmtuar është bërë tek Gjykata. Seanca dëgjimore mbahet sot nga gjyqtari, Isuf Makolli”, ka thënë Beka për Indeksonline.

Vlen të përmendim faktin se kjo kërkesë për masën e sigurisë është bërë me qëllim të prezencës së të dyshuarve në procedurën hetimore.

Rikujtojmë, se Cena është zëvendësministër në ministrinë e Zhvillimit Rajonal dhe vie nga partia e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj (AAK)./Mesazhi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit