Zyrtarë të NATO dhe BE-së zbarkojnë në Maqedoni, takime me Zaev

Mos i humb

Kryeministri Zoran Zaev do të takohet me ndihmëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s për Çështje Politike dhe Siguri Politike, ambasadorin Alehandro Alvargonzales dhe Maçej Popovski, zëvendësdrejtor i përgjithshëm për Politikë Fqinjësore dhe Negociata për Zgjerim pranë Komisionit Evropian, që do të qëndrojnë për vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë.

Siç njoftoi zyra e shtypit të qeverisë, vizita e të dy funksionarëve të lartë të NATO-s dhe BE-së është me rëndësi të veçantë për njohjen e proceseve reformatore të vendit që i zbaton Qeveria aktuale për integrimin e Republikës së Maqedonisë në Aleancë dhe fillimin e negociatave me BE-në. Gjatë vizitës ambasadori Alvargonzales dhe Popovski do të takohen edhe me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov si dhe me nënkryeministrat dhe ministrat e Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme Radmilla Shekerinska dhe Oliver Spasovski dhe ministrin e Drejtësisë Bilen Saliji. Përfaqësuesit e lartë të NATO-s dhe KE-së nesër do të takohen edhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile në BE Info qendrën e Delegacionit të BE-së në Shkup.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit