Zyrtarët indianë e garantojnë Daçiçin se nuk do ta njohin Kosovën

Mos i humb

Nënpresidenti i Indisë Venkajah Naidu konfirmoi në një takim me ministrin e jashtëm serb Ivica Daçiç se vendi i tij nuk do të ndryshojë qëndrimin e tij lidhur me mosnjohjen e pavarësisë së shpallur të Kosovës.

Takimi gjithashtu vuri në dukje nivelin e lartë të marrëdhënieve miqësore dhe të bashkëpunimit, e cila është një nxitje e veçantë ku kryeministri i atëhershëm dhe tani kryetar i Serbisë Aleksandër Vuçiç e kishte vizituar më parë Indinë, raporton “Vestinet”.

Dëshira e përbashkët dhe gatishmëria për të bërë hapa të mëtejshëm konkretë në periudhën e ardhshme për intensifikimin e dialogut politik në nivelin më të lartë dhe përmirësimin gjithëpërfshirës të bashkëpunimit.

Zv/kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, me këtë rast i përcjellë bashkëbiseduesit mirënjohjen e Qeverisë së Serbisë dhe popullit për mbështetjen e Republikës së Indisë në integritetin territorial dhe sovranitetin e Republikës së Serbisë në lidhje me mosnjohjen e pavarësisë së shpallur të Kosovës.

Daçiç do të vizitojë Nepalin pas Indisë, dhe pastaj Sri Lanka./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit