“Zyrtarët malajzianë besonin se piloti ka rrëzuar avionin MH370”

Mos i humb

Ish-kryeministri i Australisë, Tony Abbott pretendon se zyrtarët malajzianë besonin se piloti ka rrëzuar avionin malajzian të fluturimit MH370 që u zhduk në vitin 2014,  (AA).

Abbott ishte kryeministër i Australisë në kohën kur avioni malajzian u zhduk nga radarët ndërsa deklarata e tij është pjesë e një filmi dokumentar mbi avionin e zhdukur të cilin e përgatiti “Sky News”.

Ai sqaroi se zyrtarë të lartë malajzianë besonin se piloti Zaharie Ahmad Shah me vetëdije ka rrëzuar avionin.

“Kur e kuptova nga zyrtarë të lartë të qeverisë malajziane, në fillim besonin se bëhet fjalë për një akt vetëvrasës të pilotit”, tha Abbott.

I pyetur nëse këtë ia kanë thënë, Abbott sqaroi se nuk mund të thotë se kush çfarë ka thënë.

“Por, dua të jem i qartë se të kuptuarit tek zyrtarët më të lartë pothuajse tërësisht të sigurtë ishte se bëhet fjalë për një akt vetëvrasës të pilotit”, tha Abbott.

Avioni i Malaysia Airlines i fluturimit MH370 në relacionin Kuala Lumpur-Pekin u zhduk më 8 mars të vitit 2014 me 227 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit. Shumë vende u përfshinë në kërkimin, por avioni nuk u gjet.

Kërkimet përfunduan në fillim të vitit 2017.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit