Zyrtari gjerman: Kosova nuk është sfida e vetme e Serbisë

Mos i humb

Kosova nuk është sfida e vetme e Serbisë me të cilën përballet drejt anëtarësimit në BE.

Kështu ka thënë Kryesuesi i Komisionit për Çështje të BE-së në Bundestag, Gunther Krichbaum.

Ai theksoi se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë duhet të normalizohen plotësisht para se vendi të anëtarësohet në BE.

“Anëtarësimi i Serbisë në BE është i pamundur pa normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Megjithatë, kjo nuk është sfida e vetme e Serbisë”, ka thënë Krichbaum për të përditshmen serbe “Politika”, transmeton Koha.net.

Zyrtari gjerman ka thënë se zbatimi i reformave të ndërlidhura me sundimin e ligjit në Serbi është po aq i rëndësishëm. Vendi, tha ai, ka ende punë për të bërë në lidhje me sistemin e pavarur gjyqësor, lirinë e mediave dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit