Zyrtari gjerman: Së shpejti do të fillojmë turizmin me Turqinë

Mos i humb

Në një deklaratë në televizionin gjerman NTV, Bareiss duke theksuar se secili vend duhet të trajtohet në mënyrë të drejtë ai tha se “Jam i sigurt që së shpejti do të fillojmë turizmin me Turqinë”. 

Ai tha se javën e kaluar kanë zhvilluar bisedime të frytshme në Berlin me ministrat e Jashtëm dhe me ministrat e Kulturës. Bareiss deklaroi se do të diskutojnë se çfarë mund të bëhet për fillimin e turizmit mes dy vendeve nëse ka numër të ulët të rasteve në zonat e pushimit dhe nëse gjendet një mundësi që njerëzit të shkojnë dhe të vijnë në pushime në mënyrë të shëndetshme.

“Turqia ka bërë shumë gjëra në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19)”, tha Bareiss duke shtuar se “Ne mund të bëjmë përgatitje për hapje në mënyrë të shpejtë, nëse situata është e mirë pasi edhe javën e kaluar ishte e mirë”. 

“Çdo javë bëjmë vlerësimin e situatës. Vazhdojnë bisedimet tona për realizimin e një udhëtimi të sigurtë” tha Bareiss, duke theksuar se vazhdojnë kontaktet me zyrtarët turq.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit